E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Kushtetuesja nis seancën për Teatrin, emrat dhe provat që kërkon Presidenca

Ditën e sotme ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur më shembjen e Teatrit Kombëtar, për të përcaktuar nëse ky ishte një veprim i ligjshëm apo jo.

Në seancë janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ndër ta edhe përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj. Këshilltari i Presidentit Meta, kërkoi që të merren më shumë prova shtesë në mënyrë që analiza të bëhet e plotë dhe vetëm më pas të merret vendimi.

Këshilltari i Presidentit Meta kërkoi që për çështjen të merren si dëshmitarë zyrtarët publikë si Erion Veliaj, Bujar Leskaj dhe Albana Vokshi.

Dervishaj u shpreh: “Është e rëndësishme që para gjykates të thirren individë te interesuar, artistë dhe ekspertë si deshmitarë në këtë çështje. Janë dy anetarë të parlamentit Italian të cilët kanë ngritur çeshtjen e teatrit dhe jane te gatshem te behen pjesë e kesaj seancë si dëshmitarë.

Kërkojmë që të merren si dëshmitarë për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar, Erion Veliaj, Bujar Leskaj dhe Albana Vokshi gjithashtu janë dy anetarë të parlamentit Italian të cilët kanë ngritur çeshtjen e teatrit dhe jane te gatshem te behen pjesë e kesaj seancë si dëshmitarë.

Vetëm dje Këshilli i Ministrave na ka vënë në dispozicion dokumente. Kemi dy vjet që kërkojmë prova nga institucionet, dhe ende nuk i kemi marrë dot të plota në presidencë.

Ne duam të njihemi dhe t’i studiojmë materialet që kanë ardhur dje. 24 orë nuk na mjaftojnë për të hyrë në themel. Nuk mund të shprehemi në këtë seancë.

Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë si :

  1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
  2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
  3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
  4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
  5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
  6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
  7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
  8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
  9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
  10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
  11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
  12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
  13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
  14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
  15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
  16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
  17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
  18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
  19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës”.

Emrat që kërkon Presidenti për dëshmi

1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
2. Përfaqësues të Europa Nostra
3. Përfaqësues të KLSH
4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
7. Erjon Veliaj
8. Arbi Mzniku
9. Toni Gogu
10. Behar Zeneli
11. Artan Lame
12. Artan Shkreli
13. Mirela Kumbaro
14. Elva Margariti

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...