Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut ka qëlluar dy raketa balistike ditën e djeshme në Detin e Japonisë. Këto janë raketat e para të qëlluara nga Koreja e Veriut që nga ardhja në pushtet e Joe Biden në SHBA, shkruan BBC.

Lëshimi i këtyre raketave është i ndaluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pasi konsiderohen si armë kërcënuese.

Kjo lëvizje nga Koreja e Veriut, vjen disa ditë pasi shteti komunsit ka lëshuar edhe dy raketa të tjera balistike në Detin e Verdhë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Japonia dhe Koreja e Jugut, të cilat e kanë dënuar ashpër këtë provë të Koresë së Veriut.

Megjithatë, autoritetet në vendet përkatëse deklaruan se nuk pati asnjë provë apo mbetje të këtyre raketave në territorin e tyre.

Lëshimi i raketave balistiek nga Koreja e Veriut ka ardhur pas lajmeve se ka lëshuar dy raketa të tjerë jo-balistike në Detin e Verdhë.