Aktualitet

82 vjeçarja gjeti zarfin me mijëra euro, habiti qytetin me veprimin e saj


               Publikuar në : 10:02 - 05/12/19 M P

Teksa po ecte në xhiron  e saj të zakonshme në qytet, një grua 82-vjeçare ka parë një zarf të çuditshëm në tokë. Mungesa e adresës dhe pesha e zarfit e ka bërë të moshuarën kurioze për të parë përmbajtjen e zarfit.

Menjëherë pasi e ka hapur zarfin, ajo është shokuar fillimisht nga përmbajtja. Me mijëra euro në prerje 100 dhe 200 euroshe. Edhe pse sot të gjithë kanë nevojë për disa lek më shumë, madje dhe ata që kanë shumë, 82-vjeçarja menjëherë është nisur në drejtim të rajonit më të afërt të policisë.

Një gjest i rrallë në ditët e sotme, kështu e kanë cilësuar mediat vendase. Një shenjë ndershmërie që aq sa shkakton habi është edhe për t’u përshëndetur. Pasi ka dorëzuar zarfin, ajo është kontaktuar nga mediat vendase, duke u kthyer në “yll” e qytetit të Vicenzës.

‘Vendet Islamike’, të dielën konferenca e parë e donatorëve për Shqipërinë

Policia ka nisur hetimet që të gjejë pronarin, nëse askush nuk i kërkon brenda një viti, paratë do ti kthehen personit që i gjeti.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT