E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

800 mijë lekë për peshkim/ Rama: Vijnë nga Turqia e Egjipti për të punuar këtu

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, kanë prezantuar buxhetin 2022 për peshkatarët. Në fjalën e tij, kryeministri bëri një ekspoze të situatës së kaluar të këtij sektori dhe reformave që sipas Ramës, po e rimëkëmbin peshkimin në vend. Kreu i qeverisë tha se ky sektor është zhvilluar, dhe se paga më e ulët është 800 mijë lekë. Kryeministri u shpreh se për të punuar në Shqipëri me këtë pagë, vijnë nga Turqia dhe Egjipti.

“Sot ju jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të gjithë kontinentit që janë vendet nordike, ju jeni prezent. Sot vetëm këtë vit, presim që të mbyllet me 32+ subjekte të licencuara.

Po të shikojmë e kemi rritur eksportin 239%. Po ju them të gjithë atyre që e shohiN Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë.

A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë, sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët?

Me 800 mijë lekë, paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu. Disa me diploma ‘Kristali’ që pretendojnë se janë jurist, kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit, dhe kanë punë këtu”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :   “Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...