“80% e punimeve kanë përfunduar”, Rama inspekton punimet në kantierin ‘Lungomare 2’

Pas inspektimit të punimeve në Fier, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në Vlorë ku ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomare 2.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli si dhe deputeti i PS për qarkun, Damian Gjiknuri.

Rama ka shpërndarë një video në Facebook, nga momenti i inspektimit. Kryeministri u informua se deri tani janë kryer rreth 80% të punimeve. Ndërkohë afati i përfundimit të këtij projekti në tërësi është tetor 2021.

Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se “Lungomare 2” do të ketë një plazh të ri natyral përgjatë buzës së detit, një plazh urban me rërë dhe shëtitore, dy pishina publike (një olimpike e një  për fëmijë), parkim dhe shërbime të klasit të parë për vlonjatët dhe turistët.

Postimi i plotë:

🟢 VLORË, KANTIERI I LUNGOMARE 2 – NJË PLAZH I RI NATYRAL PËRGJATË BUZËS SË DETIT, NJË PLAZH URBAN ME RËRË MBI SHËTITORE, DY PISHINA PUBLIKE, NJË OLIMPLIKE E NJË PËR FËMIJË, PARKIM E SHËRBIME TË KLASIT TË PARË PËR VLONJATËT E PËR TURISTËT😊

*Dhe një sqarim për “benzinaton” në Lungomare: Sikundër e kam denoncuar publikisht, “Benzinatua” u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu “benzinatua” mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores. Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e “ambalazhuar” me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë. Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim. Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, “benzinatua” do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit😉

Lexo edhe :   Kryeministri Rama: Mbase javën e ardhshme hapet gara për aeroportin e Sarandës

I LO❤️E VLORA