Edi Rama ka bërë për vete disa deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa brenda opozitës ka një përçarje.
Të paktën kështu pretendon drejtori i një gazete, Engjëll Musaj. Ky i fundit ishte i ftuar në një televizion, ku foli për situatën politike në vend, ndërsa bëri një deklaratë të fortë.
Musaj u shpreh se janë 8 deputetë të PD-së që po bashkëpunojnë me Ramën, ndërsa një prej tyre po kërkon postin e presidentit.
Sipas tij, bëhet fjalë për deputeten Majlinda Bregu, e cila mund të propozohet si presidente nga kryeministri Rama, si një përfitim i bashkëpunimit të saj me Ramën.
Kemi të bëjmë me një informacion të saktë apo mbetet thjesht një aludim? Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa dihet tashmë përçarja që ekziston mes Partisë Demokratike, ku disa deputetë kanë kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve.