E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

77-vjetori i Berishës, Basha jep mesazhin e koduar (VIDEO)

Ndryshe nga vitet e shkuara, kreu i PD-së nuk ka përcjellë një mesazh urimi për ish-kryeministrin Berisha. Në këtë 77-vjetor, Berishën e gjeti me plot mbështetës, demokratë të flaktë, por një indiferentizëm nga ana e kryedemokratit Basha.

Në kohën kur kërshëria është e madhe se çfarë do të bëjë Basha, ai ka vendosur të postojë një video nga fjala e tij e djeshme në Parlament, ku në thelb është slogani “Shqipëria ka vendosur të ecë përpara”.

“Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri. Mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendosë interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ecë përpara.

Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën tash 8-vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, thotë Basha në video.

Pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministri Berisha ka nisur një tur takimesh, me qëllim zhbërjen e vendimit të kryedemokratit, dhe mbledhjen e 1500 firmave për ta çuar atë në referendum.

Këtë të martë nga qyteti i Kukësit, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa tregoi hapur ambicien e tij për t’u rikthyer edhe një herë në krye të Partisë Demokratike.

Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...