E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Pas djegies së anijes në Karaburun, Kapitaneria ndërmerr masa të forta

Kapitaneria e Portit ka vendosur të ushtrojë një kontroll tek anijet e tjera turistike, për të shmangur një tjetër ngjarje si ajo e djegies së anijes turistike “Aqua Marine”, në gadishullin e Karaburunit.

Nëpërmjet faqes së Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Facebook, njoftohet se nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se 98% e anijeve turistike zbatonin kriteret, ndërsa pjesa që nuk plotësonin kërkesat janë bllokuar nga Kapitaneria.

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Per masat e marra ndaj anijeve turistike ne Vlorë. Ne portin dhe gjiun e Vlores oprerojne 15 subjekte me anije +12pasagjer, per sezonin turistik 2019. Duke mare shkas nga situata e fundit te ndodhur ne bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila u perfshi ne flak deri ne djegien totale te saj duke rrezikuar jeten e njerzeve qe ishin ne bord , te cilet fal shpejtesise dhe aftesive te tyre arriten te shpetonin veten nga flaket, po ne te njejten dite qe ndodhi situata jo e mire per imazhin e turizmit dhe Vlores, Kapiteneria e Portit Vlore mori nje sere masash dhe kontrollesh te detajuara te paisjeve te zjarrfikse ne keto anije turistike te cilat rrezultuan 98% konform certifikates se rregjistrit detar shqiptar e cila eshte pergjegjese per numrin dhe tipin e mjeteve zjarrfikse ne baze te kapacitetit te anijes dhe tipit te saj.

Anijet qe nuk plotesonin kerkesat ne lidhje me mjetet zjarrfikse te cilat duhet te ishin ne bord te kolauduara u bllokuan nga Kapiteneria e Portit Vlore deri ne plotesimin e plote te tyre.

Gjithashtu nje mase tjeter per anijet turistike +12pasagjer u more per ndalimin e lundrimit naten me pasagjer ne bord.

Inkurajojme çdo turist, person apo autoritet që të denoncojë rastet kur anijet turistike shkelin standartet apo çdo lloj shkelje qe vini re gjatë udhetimeve pasi masat do jenë shume te rrepta.
Drejtoria e Pergjithshme Detare
Durres me 30 korrik 2019

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...