Një ditë pasi një i moshuar u gjet pa jetë në ambientet e një lokali në Gjirokastër, policia ka shoqëruar pronaren e lokalit, 43-vjeçaren e identifikuar me iniciale M.Z. Sipas policisë, lokali përdorej për ushtrim prostitucioni, por që frekuentohej edhe nga qytetarë të tjerë. Policia njofton se 72-vjeçari u gjet i vdekur në ambientet e lokalit të 43-vjeçares, në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër.
Njoftimi i policisë
Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bënë ndalimin me iniciativë të shtetases M. Z., 43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër, u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72-vjeç, banues në Dropull.
Materialet në ngarkim të shtetases M. Z., i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.