Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Pas më shumë se 7.5 vitesh në krye të institucionit të rëndësishëm, Doracaj ka vendosur të largohet nga posti.
Ai ka njoftuar kolegët se kishte vendosur të jepte dorëheqjen, duke vlerësuar secilin prej tyre për ndihmën dhe punën e bërë gjatë këtyre viteve. “Çdo arritje ja dedikoj secilit nga ju”, ka thënë ai ndër të tjera.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Doracaj përmes një postimi në rrjetet sociale. Në postimin e tij, ai shpreh falenderimet ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin.
Postimi i Doracajt:
Kolege, ne rradhe te pare uroj te jeni mire me shendet!
Me lejoni te ndaj me Ju, vendimin tim qe pas 7,5 vitesh ne DPGJC te largohem nga kjo detyre me ballin lart dhe plot arritje, te cilat jua dedikoj secilit nga Ju!
Duke Ju uruar shendet familjarisht dhe suksese ne punen Tuaj, flm nga zemra Edi Rames edhe Min Cuci qe besuan kete detyre te une deri sot! Ne 30 vite, sebashku ja dolem te bejme listat me te mira, te certifikuara edhe nga misioni i OSCE/ODHIR! Bledi!
Bledar Doracaj u emërua në krye të Gjendjes Civile si drejtor i përgjithshëm kur në pushtet erdhën socialistët, në mandatin e tyre të parë në vitin 2013. Me profesion është jurisit dhe ka garuar për deputet në Tiranë nën siglën e PS, por nuk ka arritur ta fitojë mandatin.