E hënë, 18 Janar, 2021
-2 C
Tirana

7 muaj me patentë, 21-vjeçari kapet nga policia duke qarkulluar me shpejtësi të frikshme

Policia Rrugore nuk ndalet me kontrollin e rreptë ndaj të gjithë shoferëve abuziv. Gjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera janë pezulluar 22 patenta.
Burime zyrtare të policisë shtojnë se janë vënë në pranga 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi. Një 21 vjeçar është kapur nga policia, duke qarkulluar me shpejtësi të frikshme. Ai kishte 7 muaj që ishte pajisur me patentë.
Njoftimi
Tiranë
22 patenta të pezulluara përgjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool. 4 drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetinë gjendje të dehurdhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.
Në aksin rrugor Sauk – Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h. Shpejtësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë. 21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë. Shpejtësi që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.
Kontrollet kanë vijuar dhe vijonë ende në rrugët e Tiranës duke përdorur dragerat. Si rezultat janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.48 mg/l,. Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejues mjetesh për drejtim mjetinë gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

TiranëRadari 📸, drageri dhe polici👮♂ të shpëtojnë jetën.22 patenta të pezulluara përgjatë 5 orëve kontroll me radar…

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 26 septembre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...