650 doza kanabis, arrestohen në Tiranë dy të rinjtë

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen qindra doza me kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, doreza grushti dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 2 shtetas:

K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.