E enjte, 2 Dhjetor, 2021
14.5 C
Tirana

63-vjeçari “sfidon” temperaturat ekstreme të ulëta duke u larë në det

Ndonëse temperaturat janë tejet të ulta, një 63-vjeçar nuk e ndal ritualin e tij për tu larë në det. Ai udhëton nga Fieri drejt Vlorës, aty ku dhe lahet pavarësisht temperaturave tejet të ulta.

Kjo se ndal aspak, madje ai thotë se gëzon shëndet të mirë. 63-vjeçari Kastriot Tajari rrëfen se që kur ka qenë i vogël lahet në det pavarësisht nëse është dimër apo verë.

“Unë quhem Kastriot Tajari. Ndihem shumë mirë. Nuk vij këtu se janë të ulta apo të larta, thjesht bej atë ritualin. Çdo të shtunë e të dielë vij e lahem rregullisht në Vlorë”.

Kastrioti thotë se e ka provuar të lahet edhe në temperatura edhe më të ulëta se sa ato të detit të Vlorës.

“Në Pogradec jam larë më -16 dhe -12 gradë“. Për të qenë të shëndetshëm, ai ka një këshillë për të rinjtë sot. Çelësi i suksesit qëndron tek shmangia e duhanit, dhe angazhimi sa më shumë me sport thotë ai për “Ora News”.

“Ti përkushtohen më shumë sportit, se sporti është jetë, është frymëmarrje edhe të shmangin cigaren”, deklaron ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...