600 ushtarë nën urdhrat e saj, njihuni me bosen e narkotrafikut

E rritur në një familje problematike, Griselda Blanko e kreu vrasjen e parë kur ishte vetëm 11-vjeçe. Ajo ekzekutoi një fëmijë 10-vjeçar, të cilin e kishte marrë peng për të fituar para nga familja e tij. Më pas nisi të merrej me grabitje të armatosura, bashkë me të dashurin e saj. Ata emigruan në SHBA, ku ngritën nga Nju Jorku në Majami një rrjet të gjerë të trafikut të kokainës.

Konfliktet për pazaret e drogës çuan në konflikte me partnerin dhe vrasjen e këtij të fundit. Për shkak të eliminimit të disa partnerëve, Blanko mori nofkën “Vejusha e Zezë”.

Në kulmin e fuqisë së saj, Blanko fitonte rreth 80 milionë dollarë në muaj. Ajo kishte mbi 600 ushtarë në bandën e saj. Madje në vitin 1975, ajo hyri në një luftë kundër Pablo Eskobarit.

Blanko besohej se ishte përgjegjëse për më shumë se 2000 vrasje. U vra në një atentat në Medelin të Kolumbisë më 3 shtator 2012, në moshën 69-vjeçare. Në atë kohë pasuria e saj vlerësohej në mbi 2 miliardë dollarë.

                                    TIRANA TODAY