60-vjeçari vetëhidhet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, vdes në vend

Një tjetër shtetas është vetëhedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku dhe ka ndërruar jetë në vend. Njoftimin zyrtar e ka përcjellë policia, ku bën me dije se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali, shtetasi me inicialet L.S.,60.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i pestë brenda pak muajsh, që pacientët që janë duke marrë trajtim në spital hidhen nga katet e larta të tij.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.