Futboll

60 milionë euro plus një lojtar, Barça bën ofertën e ‘çmendur’ për yllin e Chelsea

               Publikuar në : 22:20 - 10/01/19 Enno

Barcelona po përpiqet që të përforcojë repartin e sulmit në merkaton e janarit. Objektivi që përpiqen të arrijnë katalanasit është i njohur tashmë, pasi edhe në verë u përpoq shumë ta arrinte, sulmuesi anësor i Chelsea, braziliani Willian.

Barcelona kishte tentuar transferimin e Willianit edhe në verën e vitit të kaluar, por të gjitha ofertat u refuzuan nga Chelsea. Tani katalunasit do të tentojnë të bindin londinezët me një ofertë tjetër për ta lënë të lirë brazilianin.

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, Barcelona është gati ta ofrojë një shumë prej 60 milionë eurosh plus shërbimet e Malcom për të arritur te Willian. 30-vjeçari ka shkëlqyer edhe këtë vit me Chelsean, pasi ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Në anën tjetër, Barça po synon ta largojë Malcomin që e transferuan në verë nga Bordeaux për 42 milionë euro, pasi braziliani nuk është përshtatur me futbollin spanjoll. Mbetet të shihet nëse Chelsea do të pranojë ofertën e Barcelonë për yllin e tyre.

Kthehu