E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

6 mijë euro për lirimin e trafikantit/ Gjykata merr vendimin për gjyqtaren dhe bashkëpunëtorët

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie” për Mimoza Margjekën, e akuzuar për korrupsion.

Ndërsa do të lihen në “arrest në burg” bashkëshorti i saj Arben Cara dhe dy të tjerët, Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla. “Arrest shtëpie” u vendos edhe për avokatin Skënder Demiraj.

Mimoza Margjeka akuzohet se është pjese e një skeme korrupsioni, ku nëpërmjet burrit të saj ajo ka marrë 6 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë të një të dënuari.

Ata akuzohen se janë bërë pjesë e nje skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Pas përfundimit të seancës së sigurisë ndaj gjyqtares, avokati mbrojtës tha se do ta ndjekin në rrugë ligjore, pasi sipas tij, nuk ka asnjë çështje.

“Këtu nuk ka çështje. Ne do të ndjekim rrugën ligjore. Çështja është brenda ligjit. Nuk ka absolutisht, të zbatohet një masë represive e tillë, hetimi le të vazhdojë. I bëj thirrje medias të futet në proces”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...