E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“5700 vdekje deri në fund të dimrit”, trondit mjeku shqiptar

Mjeku Erion Dasho shprehet i shqetësuar, duke paralajmëruar se na pret një dimër i rrezikshëm, pasi situata është shqetësuese. Duke bërë një analizë rreth situatës së pandemisë në vendin tonë, ai thotë se kemi arritur në pikën ku gjatë dhjetorit mesatarja e vdekjeve ka arritur afërsisht 16 në ditë.

Sipas përllogaritjeve, Shqipëria rrezikon ta mbyllë dimrin me rreth 1.400 vdekje nëse nuk merren masat nga ana e qeverisë. Po kështu, ai hedh akuza të rënda ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, se fsheh të dhënat lidhur me vdekjet si pasojë e koronavirusit.

Sipas tij, Ministria po raporton vetëm vdekjet midis personave të konfirmuar tampon pozitiv, e ndërsa vdekjet e tjera vazhdojnë të fshihen. Në shenjë këmbane alarmi, mjeku deklaron se duhet të mendohet për skenarë të tjerë, para se vendi të thyejë të tjerë rekorde me pacientë të infektuar dhe ata që nuk ia dalin dot në këtë betejë.

Në fund e mbyll me mesazhin se jeta e njerëzve nuk është lodër, dhe nëse vijohet kështu, mund të kemi pa frikë 5.700 humbje jete deri në fund të dimrit.

Statusi

ÇFARË RREZIKON SHQIPËRIA KËTË DIMËR?

Deri tani, jam munduar të mos jap disa shifra shumë shqetësuese nga epidemia në Shqipëri, por vazhdimi i sjelljes së papërgjegjshme nga ana e qeverisë dhe ministrisë e bën këtë të detyrueshme.

Çfarë rrezikojmë këtë dimër?

Së pari, kemi arritur në pikën ku gjatë dhjetorit mesatarja e vdekjeve ka arritur afërsisht 16 në ditë! Kjo do të thotë se Shqipëria rrezikon ta mbyllë dimrin me rreth 1,400 vdekje në se nuk merren masa! Për të shmangur këto vdekje nuk mjafton as rritja e numrit të testeve dhe aq me pak vaksina (sepse sa të vijë, shpërndahet dhe japë efekt vaksina do të kalojnë disa muaj dhe dimri do të ketë dalë).

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Së dyti, ministria e frikësuar nga denoncimi i para disa javëve, po e deklaron e zezë mbi të bardhë në deklaratat ditore se po raporton vetëm vdekjet midis personave të konfirmuar tampon pozitiv; vdekjet e tjera vazhdojnë të fshihen! Sipas denoncimit, vdekjet me tampon negativ deri në nëntor kanë qënë të barabarta në numër me ato me tampon pozitiv. Pra rreziku ekziston që në fund të dimrit të kemi 1,400 vdekje të raportuara, por mbi 2,800 vdekje reale!

Së fundi, INSTAT në raportet tremujore të të cilit përfshihen edhe vdekjet në shtëpi, vdekjet në spitalet rajonale, vdekjet e pacientëve shqiptarë në Turqi, Itali, etj. tregoi se gjatë periudhës korrik-shtator 2020 humbën jetën nga COVID katër herë më tepër persona se sa u raportuan nga ministria!!! Në se ky raport vazhdon, deri në fund të dimrit rrezikojnë të humbasin jetën 5,700 shqiptarë!

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Këto shifra do të bënin që vdekshmëria nga COVID në Shqipëri të mos qëndronte në vendin e 49-të në botë, por të kalonte direkt në vendin e tretë!!! Në rajon, kuptohet do të dilte në vendin e parë e shkëputur ndjeshëm nga vendet e tjera!

Për të shmangur këtë skenar të frikshëm kam personalisht muaj të tërë që shkruaj dhe flas dhe do të vazhdon të shkruaj dhe flas, pasi jeta e njerëzve nuk është lodër! Sidomos skenari me 5,700 humbje jete deri në fund të dimrit!

Sot nevojiten qeveritarë dhe ekspertë që punojnë bashkarisht dhe marrin vendime të shpejta dhe energjike! Testet e shpejta dhe vaksina janë element i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm në këtë përpjekje.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...