E diel, 13 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

‘519 ish-sigurimsa në polici’/Tufa i ‘përvishet’ sërish deputetit: Ke pushkatuar njerëz

Kreu i Institutit të Studimeve të Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka folur sërish rreth akuzave të ngritura ndaj ish-deputetit socialist, Spartak Brahos.

I ftuar në “A show”, Tufa thotë se Braho tregon vetëm gënjeshtra dhe se e tremb e vërteta e të shkuarës, teksa shton se deputeti “gjendet mes hipotekës së tij të dashur me kufoma shqiptarësh”.

“Një ligjërim anormal nga një njeri me shëndet mendor të diskutueshëm. Është krejtësisht e kotë të debatosh me një njeri që pa i ndërprerë i rrotullohet në kokë i njëjti disk që është enverizmi. Ai dëgjon diskun në kokë. Deputeti Braho ka dënuar njerëz me pushkatim. Dënime politike, dënime minorenësh. Ai gjendet mes hipotekës së tij të dashur me kufoma shqiptarët. Agron Tufa nuk mund të jetë vrasës. Ai u thotë të vërteta që i fut në krizë”, deklaroi ai.

Më tej, Tufa u shpreh se vetëm në Policinë e Shtetit punojnë mbi 500 ish-sigurimsa, ndërsa thotë se Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me qindra ish-sigurimsa në institucione.

“519 ish-sigurisma janë vetëm në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se ata refuzojnë që përgjigjen, ka institucione të tjera në varësi të Kryeministrit që kanë informuar. Unë kërkoj diplomën e arsimit të lartë që kanë mbaruar shkollën e lartë të MPB, profili “Sigurim”. Ata që kanë mbaruar këtë shkollë, nuk kanë punuar në artistike.

Ne nuk mund të hymë në BE me një radhë të madhe prej qindra e qindra ish-sigurimsash në institucione që një pjesë kanë bërë krime”, tha Tufa.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vdekja e 44 vjeçarit në Velipojë, dhjetra pushues nga Kosova në protestë

Mungesa e mjekëve dhe e vrojtuesve në plazhe ka nxjerrë në protestë dhjetra pushues nga Kosova. Protesta ka ardhur 24 orë pasi në plazhin...

Euro 2020/ Austri- Maqedoni e Veriut, 18:00. Ja shqiptarët që priten në fushë

Europiani më në fund erdhi edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi ata marrin pjesë për herë të parë në një turne të këtyre përmasave. Ndeshja...

Provimi i matematikës, maturantët para Ministrisë së Arsimit me kërkesat e tyre

Maturantët në të gjithë vendin kanë protestuar për vështirësinë  e provimit të matematikës me pretendimin se teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë....

PD/ Voton ish-kryetari Berisha. “Kjo garë nuk do ta nxjerrë PD-në më të ndarë”

Me maskë vënë, ish-kryeministri dhe kryetar i PD-së Sali Berisha mbërriti në selinë e PD-së për të votuar për kreun e ri të kësaj...

Korçë/ Mbytet një person në rezervuarin e Gjançit, nuk dihet identiteti

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po merr në pyetje banorët...