E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

500 socialistë i bashkohen PD-së/ Basha: Bashkë për ndryshimin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer sot sërish në Durrës. Basha ka zhvilluar takim me 500 socialistë të zhgënjyer të cilët iu bashkuan PD-së.

Para tyre, Basha tha se e kupton që ata janë dyfish më të zhgënjyerit pasi kanë votuar dhe besuar Partinë Socialiste.

Teksa premtoi se do të jetë kryeministri i të gjithëve, kryedemokrati u bëri thirrje punonjësve të administratës që të mos kenë frikë nga kërcënimet për heqje nga puna.

Lulzim Basha: ”Faleminderit nga Zemra, e hoqa xhaketën sepse keni krijuar një klimë miqësore, e po e rivësh në shenjë respekti. Jam i nderuar me këtë takim, me këtë pritje, që investoni tek ndryshimi dhe PD.  Njësoj si shumica dërrmuese e Shqiptarëve, kanë parë se një grusht njerëzish kanë përfituar nga pushteti, janë pasuruar në mënyrë marramendëse. Edi Rama dhe një grup oligarkësh janë bërë si sheikë, në një Durrës që nuk ka bukë për familjet, nuk ka investime, por vetëm batërdisje.

Pas tërmetit të zotit këtu ra tërmeti i babëzisë. Duan t’ua braktisin trojet për mafiet e ndërtimit. Mijëra familje e kaluan dimrin e dytë në çadra për babëzinë e disa njerëzve. Për ata taksat tuaja janë të tyre, kështu e kanë trajtuar Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë. A ka gjë më flagrante që doli nga një gazetar investigativ i drejtorit të Kadastrave, që tha se do të bëjmë sikur do të legalizojmë 110 mijë shtëpi, por nuk do e legalizojmë.

Kam një mesazh për administratën shtetërore, nga pastrueset e sanitarët, të gjithë, mësuesit, mjekët, nëpunësit, ju që zbatoni ligjin, ngrijeni kokën dhe mos kini frikë, ndryshim s’do të thotë largim nga puna. Më 25 prill dihet se koha e tij mbaron, e Edi Ramës mbaron, më 25 prill fillon koha për të gjithë Shqipërinë si e gjithë Evropa. Ne kemi një plan konkret, i punuar me kujdes, vizion.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....