Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

500 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë verës!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Eduard Zaloshnja

Siç pritej, këtë verë u shtua ndjeshëm qarkullimi i automjeteve në rrugët e Shqipërisë. Të dalë nga një dimër i vështirë pandemie, qytetarët e Shqipërisë u turrën për pushime ditore e javore si drejt deteve, edhe drejt maleve.

Ndërkohë edhe qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë u dyndën në Shqipëri, duke shfrytëzuar politikën e kufijve të hapur ndaj të gjithë shtetasve të huaj (pa i testuar në kufi për Covid-19 apo pa u kërkuar dokumentacion në lidhje me të). Për të mos folur pastaj për emigrantët, që erdhën të pushojnë në mëmëdhe.

Kjo rritje e ndjeshme e qarkullimit të mjeteve nëpër rrugët e vendit, padyshim që do të sillte edhe rritjen e probabilitetit të aksidenteve. Por Policia Rrugore i doli të keqes përpara, dhe e rriti ndjeshëm praninë dhe aktivitetin e saj në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Nga katalogimi i informacioneve të përdishme zyrtare në media, rezulton se gjatë tremujorit Qershor-korrik-gusht janë arrestuar rreth 500 drejtues mjetesh (kryesisht për drejtim mjeti nën ndikimin e fortë të alkolit ose të drogave). Ndërkohë që u është hequr leja e qarkullimit mbi 10 mijë drejtuesve të mjeteve dhe janë vënë dhjetra mijra gjoba.

Si rrjedhojë, niveli i aksidenteve, vdekjeve, e plagosjeve të rënda në rrugët e vendit ishte pak a shumë i njëjtë me vitin 2019 (vitin para pandemisë), megjithëse numri i automjeteve në qarkullim mund të jetë rritur ndjeshëm këtë verë. Këshilla e urtë “frika ruan vreshtin” duket se është përdorur me efikasitet nga Policia Rrugore kësaj here. Dhe ndoshta duhet përdorur edhe në vazhdim.

Sidoqoftë, në një horizont afatgjatë, duhet menduar për një modernizim teknologjik të sistemit të vrojtimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për një fushatë më të fuqishme sensibilizuese, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të mos arrijnë tek pika ku duhet të ndëshkohen me burg, me heqje patente, apo me gjobë…

Tags: Eduard Zaloshnjapolicia rrugoreshqiperia

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Trazirat në Mal të Zi/ BE: Situatë shqetësuese, të hetohen rastet e dhunës

"Janë njohur në rrjetet sociale"/Babai i Marigona Osmanit: Ishte e shqetësuar

Është java finale për politikën e 30 viteve të ardhshme!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com