Projektligji për mbështetjen e sektorit elektroenergjetik, që synon rritjen e kapaciteteve të transmetimit të energjisë elektrike, është depozituar në Kuvend.
Ky projektligj parashikon parashikon dhënien e një huaje për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë)”.
Ky projekt përfshin një sërë pikash kyçe:
-Ndërtimin e linjës së re ajrore 400 Kv, Elbasan 2 – Manastir
-Zgjerimin e nënstacionit 400 Kv Elbasan 2
-Ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier
-Zgjerimin e nënstacionit 220 kV Fier
Huaja do t’i jepet Operatorit të Sistemit të Transmetimi sh.a. dhe arrin vlerën 50 milionë euro, e cila do të ndahet në dy këste: një këst prej 30 milionë eurosh dhe një këst prej 20 milionë eurosh.
Kjo hua do të përdoret për investime në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike për projektin që është pjesë e korridorit Lindje–Perëndim. Kështu, do të mundësohet një lidhje direkte e sistemeve të energjisë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.