Në fund të dhjetorit bëhen plot 5 vite që nga aksidenti i rëndë që pësoi kampioni i Formula 1, Michael Schumacher në Alpet Franceze.
Që nga ajo kohë, informacionet për kampionet kanë qenë tepër të rralla, duke lënë fansat e tij në ankth. Gjithcka që dihej deri më tani ishte se kampioni vijonte të ishte në koma.
Menaxherja e Schumacher ka treguar arsyet përse nuk ka dhënë informacione mbi gjendjen e kampionit.
“Gjatë një diskutimi me Michael, ai më tha: ‘S’ka nevojë të më telefonosh gjatë vitit tjetër, po zhdukem’. Mendoj se ëndrra e tij sekrete ishte të mund ta bënte këtë gjë një ditë. Kjo është arsyeja përse unë ende dua ta mbroj dëshirën e tij dhe përse nuk lejoj që informacionet private të bëhen publike.”
Megjithatë, tashmë kanë dalë informacione mjaft të mira për legjendën e Formula 1. Burime pranë Daily Mail thonë se kampioni gjerman nuk po mbijeton tashmë vetëm me tuba dhe i shtrirë në shtrat. Gjendja e Schumacher duket se është përmirësuar, teksa ai po merr trajtim intensiv nga një grup infermierësh. Ky kujdes kap shifrën e 50 mijë paund për javë.
Schumacher vijon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës, së bashku me familjarët e tjerë./ TIRANA TODAY