Ditën e sotme janë raportuar 5 raste të reja me COVID-19 në Wuhan, qytetin ku shpërtheu për herë të parë pandemia.
“Duhet ta parandalojmë rrezikun e rikthimit të sëmundjes”, tha Autoriteti Shëndetësor i Wuhan-it.
Të gjitha rastet e fundit janë klasifikuar si asimptomatike – domethënë, ato kanë testuar pozitive për virusin, por nuk kanë shfaqur shenja klinike, të tilla si kollë apo temperaturë.
Këta persona mund ta përhapin virusin pavarësisht se nuk janë të sëmurë.