E diel, 20 Qershor, 2021
28.5 C
Tirana

5 mitet e gjumit që po dëmtojnë shëndetin tuaj

Mitet rreth gjumit po dëmtojnë shëndetin dhe humorin tonë, e po ashtu po shkurtojnë jetët tona, thonë kërkuesit.

Në një studim të publikuar në gazetën “Shëndeti i gjumit”, një skuadër e Universitetit të New Yorkut, zbulon informacione të rëndësishme për një gjumë të rehatshëm.

Miti 1 – Ju mund t’ia dilni me më pak se 5 orë gjumi

Një nga mitet më të dëmshme për shëndetin është të besosh se 5 orë gjumë janë mjaftueshëm.

“Në kemi fakte që tregojnë se të flesh 5 orë ose më pak në mënyrë të vazhdueshme, rrit rrezikun në masë të madhe për pasoja negative të shëndetit”, tha dr. Rebecca Robbins. Këtu përfshihen sëmundje kardiovaskulare, si atak kardiak dhe jetëgjatësi më e shkurtër.

Ajo rekomandon se çdokush duhet të flejë 7-8 orë, çdo natë.

Miti 2 – Alkooli para gjumit, ju ndihmon të flini

Robbins thotë se alkooli mund t’ju ndihmojë t’ju zërë gjumi, por redukton në mënyrë dramatike cilësinë e tij. Madje, pengon veçanërisht fazën e REM-it (lëvizjen e shpejtë të syve), që është e rëndësishme për kujtesën dhe të mësuarit.

Pra disa nga përfitimet e gjumit në këtë rast, do të humbnin.

Miti 3 – Të shohësh TV në shtrat, të ndihmon të relaksohesh

Robbins shprehet se teksa shohim televizor, mund të jetë diçka që do të na shkaktojë pagjumësi, ose stres pikërisht para gjumit, ndërkohë që në përpiqemi të relaksohemi. Pra efekti mund të jetë plotësisht i kundërt.

Miti 4 – Nëse s’të zë gjumi, qëndro në shtrat dhe vazhdo të përpiqesh

Mos u përpiq më kot nëse je në shtrat dhe s’po të zë gjumi. E mira është që të dilni nga shtrati, të ndryshoni ambient dhe të bëni diçka tjetër.

Miti 5 – Të ndalosh alarmin

Nëse mendoni se 6 minuta më shumë në shtrat do ju ndihmojnë dhe do të bëjnë diferencën para se të ngriheni, jeni tërësisht gabim. Mos e fikni asnjëherë alarmin dhe të flini pak më gjatë, rezistojini këtij tundimi pasi trupi juaj mund t’i kthehet gjumit, por do të jetë gjumë me cilësi të ulët./ Burimi BBC; Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...

E gjithë bota ka nevojë për mbrojtje

Si mund të bëhen të disponueshme më shumë vaksina Covid-19?. Mjetet e rritjes së prodhimit janë më të rëndësishme se pronësia intelektuale, shkruan The...