5 dyshet më të mira sulmuese ​​në historinë e Premier Ligës

Tirana Today sjell sot 5 dyshet më të mira sulmuese ​​në historinë e Premier Ligës.

5) 47 gola: Kane – Alli

Në sezonin 2016/17 Harry Kane e  mbylli si shënuesi më i mirë për të dytin sezon radhazi, me 29 gola, duke përmirësuar numrin e një viti më herët me tre. Mbështetja ideale e sulmuesit rezulton të jetë Dele Alli, i cili përjeton një sukses të vërtetë krah Kane-it: mesfushori shënon 18 herë, si dhe siguron 9 asistime për shokët e tij të skuadrës. Për Tottenhamin ai ishte një sezon rekord në disa aspekte, por me një fund të hidhur. Spurs-at në fakt e mbyllën turneun me sulmin më të mirë (86 gola) dhe mbrojtjen më të mirë (26 gola). Sidoqoftë, Chelsea i Antonio Contes triumfoi dhe, me 93 pikë, u bë kampion me 7 pikë përpara rivalëve të qytetit.

 

47 gola: Salah – Firmino

 

Vetëm një vit më vonë, në sezonin 2017/18 Momo Salah i merr vendin Kane-it dhe triumfon si golashënuesi më i mirë me ndihmën e 32 golave, duke i paraprirë anglezit bjond me dy gola. partneri i përsosur në fushë për egjiptianin është Bobi Firmino, i cili arriti 15 gola . Ky ishte rikthimi i Liverpoolit në stilin e tij: Redsat e mbyllen në vendin e katërt atë vit, por Jurgen Kloppi filloi të hedhë bazat për ekipin që në vitet në vijim do tëudhëhiqte si në Angli dhe në Evropë.

 

49 gola: Shearer – Sutton

 

Në shkallën më të ulët të podiumit gjejmë një çift që mbase të gjithë do të kishin pritur ta shihnin në këtë renditje. Sezoni është 1994/95, ai i Blackburn Rovers, kampion i çuditërisht i kurorëzuar me vetëm një pikë përpara Unitedit të  Cantona dhe Giggs. Skuadrës së Sir Alex Ferguson  i mungoi figura e një sulmuesi të shkëlqyeshëm (Kanchelskis 15 gola, Cantona 12). Në të kundërt, Blackburni mund të mbështetej  tek 34 golat e Alan Shearer (dhe 13 asistime) dhe Chris Sutton me 15 gola. Për Shearer është padyshim periudha më e mirë në karrierën e tij, dhe në fakt ai do të fitojë skeptrin e mbretit të golave ​​edhe në dy sezonet në vijim (90 gola në 3 sezone).

 

53 gola: Suarez – Sturridge

 

31 gola (dhe 17 asistime) për uruguaianin, 22 për anglezin. Potencialisht dy golashënuesit më të mirë, dhe në fakt Luis Suárez dhe Daniel Sturridge në sezonin 2013/14 përfunduan të parët në garën për golashënuesin më të mirë. Çuditërisht, mesfushori Yaya Touré (20) përfundoi në vendin e tretë, në një vit në të cilin sulmuesit e tjerë të shkëlqyeshëm regjistruan numra të mirë, por jo të shkëlqyeshëm. Pavarësisht sulmit bërthamor, Liverpooli dështoi të fitojë kampionatin, por e mbylli i dyti me minus dy pikë nga City dhe plus dy nga Chelsea, në atë që mbahet mend si një nga Premierat më emocionuese të viteve të fundit.

 

55 gola: Cole – Beardsley

 

Andy Cole të gjithë e kujtojmë mirë me fanellën e United, por edhe para se të vishte të kuqen ai ishte duke shënuar tek Newcastle. Ai është një nga të paktët që ka shënuar 5 gola në një ndeshje dhe është shënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League. Më të rinjtë nuk do ta kujtojnë Peter Beardsley. Një sulmues i shkëlqyeshëm i dytë, ai dha më të mirën e tij midis mesit të viteve 80 dhe mesit të viteve 90, me fanellat e Newcastle, Liverpool dhe Everton. Sezoni më i mirë për të është 1993/94, kur  arrin të shënojë 21 herë. Shoku i tij i ekipit Cole arrin madje 34 gola, me të cilët ai bëhet golashënuesi më i mirë, duke i paraprirë Shearer-it me 3 gola. Sezoni për Newcastle është më se pozitiv, me vendin e tretë që përfundon pas Manchester United dhe Balckburn-it.