E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

42-vjeçari mori patentën pasi kishte dështuar 157 herë në testin teorik

Shoferi më i pafat i Britanisë së Madhe, shpenzoi më shumë se 3.600 paund në testet e teorisë së drejtimit të mjetit, pasi dështoi plot 157 herë në testin teorik.

Shoferi i seksit mashkull, 42 vjeç që jeton në Angli, ia doli më në fund të kalojë provimin në përpjekjen e tij të 158-të, pasi kishte shpenzuar saktësisht 3.634 paund vetëm në testet teorike.

Shkalla e pabesueshme e testeve të dështuara gjatë provimit për marrjen e patentës nga britanikët, është zbuluar në një kohë kur kursantët nuk janë në gjendje të marrin testet e tyre teorike apo praktike për shkak të bllokimit të fundit të Covid-19.

Burri që ngeli plot 157 herë në testin teorik ishte padyshim më dështaku në ishullin britanik. Teksa e dyta në këtë listë të turpshme, renditet një grua në të tridhjetat, që dështoi plot 117 herë në testin teorik për të marrë patentën, duke shpenzuar 2.691 paund, ndërsa ende nuk e ka marrë patentën.

Dështaku i tretë në këtë lloj përpjekje ishte një grua 48-vjeçare, e cila e kaloi më në fund testin në përpjekjen e saj të 94, pasi kishte shpenzuar 2.139 paund, kur ia doli t’i përgjigjej të paktën 43 nga 50 pyetjeve të lidhura me makinën.

Testet e teorisë së drejtimit të mjetit, që kryhen përmes faqes së internetit gov.uk kushtojnë 23 paund secili. Edhe pse çmimet mund të jenë më të larta nëse rezervohen përmes palëve të jashtme. Gjë që sugjeron se shoferi më i dështuar në Britaninë e Madhe mund të ketë paguar më shumë se 3.634 paund për të marrë testin teorik.

Por në kushte kur çmimet për testet praktike janë edhe më të shtrenjta – 62 paund gjatë ditëve të javës dhe 75 paund fundjavave – disa shoferë kanë shpenzuar thuajse të njëjtën shumë në përpjekje për të kaluar edhe pjesën e dytë të provimit.

Një kompani që jep me qira makinat në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi edhe dështakun më të madh të testit të praktikës, që i përket një burri 72-vjeçar në Angli, që kreu plot 43 provime para se më në fund të merrte patentën e shoferit.

Kjo do të thotë që pensionisti këmbëngulës mund të ketë harxhuar deri në 3.225 paund në total, për të qenë në gjendje të dalë në rrugë i pashoqëruar nga të tjerë. Shoferja tjetër më e ngathët në testin e praktikës, është një grua 47-vjeçare gjithashtu nga Anglia, që nuk e ka kaluar ende testin pas 41 përpjekjesh, dhe pasi ka harxhuar deri tani 3.075 paund.

Duke komentuar statistikat, Mark Tong, drejtori i “Select Car Leasing”, tha:“Është e vërtetë ajo që ata thonë:Nëse në fillim nuk ke sukses provo, provo dhe provo sërish”.Kalimi i testit të ngarjes së makinës mund të jetë një nga sfidat më të ndërlikuara në jetë, dhe disave prej nesh mund t’u duhet shumë më tepër përpjekje sesa të tjerëve.

Një kthesë e bërë gabim mund t’ju kushtojë provimin, apo ndoshta harroni që të kontrolloni pasqyrat para se të bëni një lëvizje. Në disa raste mund të harroni çfarë domethënie ka edhe sinjalistika bazë në rrugë.

Por, edhe nëse dështoni në provimin tuaj 1 herë apo 157 herë, mos kini turp të testoni sërish veten dhe të bëni një tjetër përpjekje. Dhe kushdo që mund t`a bëjë këtë meriton një vlerësim të madh”.

Të dhënat i përkasin periudhës 7 nëntor 2010 deri më 30 qershor 2020 për shoferët në Angli, Skoci dhe Uells. Autoritetet zbuluan se niveli i kalimit të testit praktik të drejtimit të makinës në vitet 2019/2020 ishte vetëm 46 për qind.

Anglia ka në fakt rekordin më të keq për testet e përsëritura të provave praktike të patentës, me 20 drejtuesit e saj më të këqij gjatë dekadës së kaluar, me 679 teste të dështuara në total. 20 shoferët më të ngathët të Skocisë regjistruan 463 dështime, ndërsa Uellsi pati vetëm 366 dështime për 20 shoferët më të dobët.

Burimi i lajmit: https://www.thisismoney.co.uk/money/cars/article-9126383/Britains-luckless-driver-flunked-theory-test-157-TIMES.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...