E mërkurë, 8 Prill, 2020
23 C
Tirana

40 operacione, 8 martesa/ Çfarë nuk dini mbi divën e Hollivudit Elizabet Tejlor

Lexo edhe ...

Greqia regjistron 2 viktima të tjera nga koronavirusi

Brenda 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën edhe 2 persona të tjerë nga koronavirusi. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i viktimave të shënuara...

Anna Wintour, djali im mjek i infektuar me koronavirus

Drejtoresha e Vogue USA, Anna Wintour ka treguar se djali i saj është gjithashtu i infektuar me koronavirus. "Ai është mjek - shpjegoi ajo në...

Koronavirusi, 30 viktima në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka marrë 30 jetë njerëzish. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën...

Demi Moore në karantinë me ish-bashkëshortin

Në kohë të mira dhe të këqija, madje edhe kur ndahen. Demi Moore po kalon karantinën me ish-burrin Bruce Willis, dhe nuk duket se...

Si një nga divat e fundit të Hollivudit të Vjetër, Elizabet Tejlor shkëlqeu në shumicën e roleve të saj. Vetëm interpretimi i saj në rolin e Kleopatrës, i garantoi 1 milionë dollarë, një rekord absolut për kohën.

Jeta e saj intime e mbushur me skandale, dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore, mbushën vazhdimisht faqet e shtypit rozë.

Ja çfarë mund të mos dini mbi aktoren e famshme, që më 27 shkurt do të mbushte 88-vjeç, teksa u nda nga jeta 9 vjet më parë.

Liz Tejlor lindi në Hempsted të Anglisë, në vitin 1932. Prindërit e saj, që ishin me origjinë nga SHBA-ja, u transferuan në Kaliforni në vitin 1939, të shqetësuar se lufta botërore do të prekte edhe Britaninë e Madhe.

Tejlor ishte vetëm 10-vjeçe, kur pati debutimin e saj në film. Ajo luajti rolin e Gloria Tuajn në komedinë e vitit 1942 “Një lindje çdo minutë”.

Vlerësohet se gjatë gjithë jetës së saj, aktorja u shfaq në mbi 1000 kopertina revistash.

Tejlor u bë e famshme në filmin “Lesi kthehet në shtëpi” e vitit 1943. Ajo fitoi rolin e Prishilës, duke zëvendësuar aktoren Maria Flin. Disa thonë se ndryshimi u bë për shkak se Flin i kishte frikë qentë, të tjerë se ajo ishte më e rritur sesa duhej. Tejlor fitoi 100 dollarë në javë gjatë xhirimeve; qeni Lesi fitonte plot 250 dollarë në javë.

Aktorja pësoi një dëmtim të rëndë në shpinë gjatë xhirimit të filmit “National Velvet” në vitin 1944, kur u rrëzua nga kali. Ajo e mori veten shpejt nga dëmtimi i saj, dhe madje i hipi të njëjtit kalë. Por dëmtimi i shpinës që pësoi, do ta sfiliste për pjesën tjetër të jetës së saj.

Në vitin 1950, Tejlor u martua për herë të parë me trashëgimtarin e rrjetit të hoteleve Hilton, Konrad Hilton Jr. Por u divorcuan vetëm 3 muaj më vonë, pas një muaji të gjatë mjalti evropian, të kaluar në Evropë. Ajo ishte e para nga tetë martesat e aktores.

Elizabet Tejlor iu nënshtrua më shumë se 40 operacioneve, dhe u shtrua më shumë se 100 herë në spital gjatë jetës së saj.

Kur vdiq në marsin e vitit 2011, arkivoli i Tejlor mbërriti në ceremoninë mortore 15 minuta më vonë nga sa ishte parashikuar. Ajo e kishte deklaruar dhe në testamentin e saj se dëshironte të ishte vonë, madje edhe në vdekje.

Ajo u martua me aktorin Edi Fisher në vitin 1959, vetëm disa orë pasi ai u nda nga shoqja e saj, Debi Rejnolds. Ata u divorcuan në vitin 1964. Ndonëse Tejlor dhe Rejnolds e pajtuan pas divorcit, Tejlor nuk i foli më Fisherit për 40 vitet që pasuan.

Aktorja Tejlor u konvertua në fenë judaike në vitin 1959, pas vdekjes së burrit të saj Majk Tod, dhe pak para martesës së saj me Edi Fisher. Megjithëse Tod dhe Fisher ishin hebrenj, Tejlor tha që zgjedhja e saj ishte thjesht personale.

Pas konvertimit, ajo mori emri hebraisht Elisheba Rashel. Por ky akt i rrezikoi xhirimet e filmit Kleopatra. Në fillim, qeveria egjiptiane e ndaloi Tejlorin të hynte në vend, pikërisht pasi ishte konvertuar në Judaizëm.

Në vitin 1961, Tejlor filloi punën për realizimin e filmit Kleopatra. Ishte filmi më i shtrenjtë i ralizuar ndonjëherë, dhe mbetet një nga më të famshmit e të gjitha kohërave.

Për rolin e saj si Mbretëresha e Nilit, Tejlor u pagua plot 1 milionë dollarë, shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një aktore në atë kohë. Ndërkohë 30 vjet më vonë, Tejlor do të fitonte 2.5 milionë dollarë për rolin e saj në filmin “The Flintstones”. Ajo do të ishte edhe pagesa më e madhe e saj për një film.

Gjatë xhirimit të filmit Kleopatra, Tejlor nisi një lidhje me bashkë-protagonistin Riçard Burton, me të cilin u martua pas divorcit të saj nga Fisher në vitin 1964. Marrëdhënia mes të dyve ishte plot ulje-ngritje. Ata do të divorcoheshin, rimartoheshin dhe divorcoheshin sërish në vitin 1976. Pavarësisht problemeve, realizuan bashkë 11 filma.

Tejlor ishte një koleksioniste e fiksuar pas bizhuve të shtrenjta. Kur vdiq, koleksioni i saj vlerësohej në 156.8 milionë dollarë!

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Tejlor mori një makinë me qira dhe u largua e trembur nga qyteti i Nju Jorkut, duke udhëtuar deri në Ohajo. Bashkë me të në makinë ishin këngëtari Majkëll Xhekson, dhe aktori Marlon Brando.

Në vitet e fundit të jetës së saj, Tejlor vuajti nga probleme shëndetësore serioze. Ajo u përball jo vetëm me varësinë nga alkooli dhe diabetin, por iu nënshtrua disa operacioneve për kancerin e lëkurës, insufiçencën kardiake dhe një tumor në tru.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Greqia regjistron 2 viktima të tjera nga koronavirusi

Brenda 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën edhe 2 persona të tjerë nga koronavirusi. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i viktimave të shënuara...

Anna Wintour, djali im mjek i infektuar me koronavirus

Drejtoresha e Vogue USA, Anna Wintour ka treguar se djali i saj është gjithashtu i infektuar me koronavirus. "Ai është mjek - shpjegoi ajo në...

Koronavirusi, 30 viktima në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka marrë 30 jetë njerëzish. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën...

Demi Moore në karantinë me ish-bashkëshortin

Në kohë të mira dhe të këqija, madje edhe kur ndahen. Demi Moore po kalon karantinën me ish-burrin Bruce Willis, dhe nuk duket se...

Meta: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim së fundmi në Facebook, posaçërisht për Ditën Ndërkombëtare të Romëve. “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve! Shoqëria jonë ndonëse...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT