Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku katër persona kanë mbetur të plagosur nga një përplasje me armë zjarri mes disa adoleshentëve në një park në jug të Londrës.
Mësohet se mes të plagosurve ishte një vajzë 11-vjeçare dhe nëna e saj që u qëllua tre herë.
Sipas mediave vendase, të plagosurit ndodhen në spital por janë jashtë rrezikut për jetën.
Një burrë tregon se përplasja ‘shpërtheu’ mes një grupi me djem të rinj.
“Lufta shpërtheu mes djemve. Njëri prej tyre iku dhe u kthye me një armë të madhe dhe filloi të qëllonte. Fillimisht u plagos një grua dhe vajza e saj u qëllua në këmbë.”
Deri më tani nuk janë arrestuar agresorët dhe policia po punon për ti kapur ata.