E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

4 kandidatë në garën për kreun e PD-së/Ibsen Elezi reagon pas përjashtimit

Demokrati Ibsen Elezi, ka reaguar për herë të parë, pasi u s’kualifikua nga gara për të marrë kreun e PD-së. Ai ka vendosur pikat mbi ‘i’, teksa ka pohuar se ky vendim i ardhur nga Kryesia ishte i pritshëm.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” në “Top News”, Elezi tha se nuk ka kërkuar mbështetjen e ish-kryeministrit Berisha për të garuar. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shton se nuk ka garuar për vota!

Një ditë më parë, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidatët për zgjedhjet e 13 qershorit. Në total ishin 9 kandidatë të regjistruar si; Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Nga 9 kandidatët u miratuan vetëm 4 prej tyre, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Qëndrimi publik i Ibsen Elezit:

“E kam pritur këtë në një përqindje të madhe, pasi askush nuk mund të rriskojë që të përballet me të vërteta. Nuk jam kandidat i mbetur në tentativë. Kam thënë që në PD duhet të futen pikëpamjet e djathta. Unë pas lajmeve për Berishën kam reaguar i pari dhe kam mbajtur qëndrim parimor. Askush nuk mund ta ndalojë PD-në, qoftë ish-kryeministri apo kryetari aktual i PD-së.

Nuk kam kërkuar mbështetjen e ish-kryeministrit për të garuar. Nuk kam garuar për vota, por për të arritur për të kuptuar se në çfarë shkalle e mendon Kryesia që mund të kandidoj. Të di a kam përkrahje apo jo”.

Si ju duket gara brenda PD-së?

“Unë përderisa vij nga i njëjti propozim si Harxhi, kjo nuk është e kapur. PD duhet të ketë një reformim të plotë, e kjo vjen nga pikëpamje dhe këndvështrime të ndryshme nga Berisha”.

Lexo edhe :   Tensionohet situata në PD/ Basha: S’mund të jemi peng i interesave personale
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...