4 fëmijë me Covid te Pediatria, në reanimacion një foshnje 16-muajshe

Në përgjithësi, fëmijët ia kanë dalë shumë më mirë se të rriturit në këtë pandemi. Studime të shumta kanë treguar për një vdekshmëri shumë të ulët në mesin e fëmijëve të infektuar. Niveli i vdekshmërisë rritet gradualisht deri në moshën 60 vjeç. Pas kësaj moshe, rreziku është më i madh.

Por pavarësisht faktit se fëmijët janë grupmosha më pak e rrezikuar nga Covid 19, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 4 të mitur të shtruar.

Burime bëjnë me dije për ‘Faxweb.al’, se një prej fëmijëve, 16-muajshe është e shtruar në repartin e reanimacionit, në gjendje më të rëndë për jetën.

Nuk dihet nëse fëmija i përket një zinxhiri të infektimit familjar, dhe nëse ka pasur komplikacione të tjera me shëndetin.