E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

35-vjeçari ekzekutohet me breshëri plumbash, gjendet makina që përdorën autorët

Dje në fshatin Gjoçaj të Peqinit është ekzekutuar me breshëri plumbash 35-vjeçari Albi Bashaliu. Viktima ka qenë duke shkuar në lokalin e lagjes, teksa sapo ka zbritur nga makina e tij, është qëlluar me armë zjarri pistoletë me disa plumba.

Nga deklarimet e dëshmitarëve, u zbulua se ishin dy persona që qëlluan ndaj Bashaliut, të veshur me të zeza dhe me maska anti-COVID. Një ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit Albi Bashaliu, policia ka gjetur automjetin me të cilin dyshohet se u larguan autorët pas krimit. Makina u gjet në fshatin Gosë të Kavajës. Mjeti nuk është i djegur dhe në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e grupit hetimor. Brenda automjetit nuk është gjetur asnjë armë.

Pista kryesore ku po hetohet ekzekutimi i Albi Bashaliut është ajo e hakmarrjes. Vëllai i viktimës, L. Bashaliu aktualisht ndodhet në qeli, pasi 6 muaj më parë ky i fundit ka vrarë Ylber Xhahysën. Konflikti mes L. Bashaliut dhe Xhahysës kishte nisur 5 vite më parë, pasi viktima Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Bashaliut. Pas këtij konflikti të nisur vite më parë, në qershor të këtij viti Ylber Xhahysa mbeti i vrarë.

Viktima Xhahysa dhe autori, i cili vuan dënimin tashmë, fillimisht janë konfliktuar verbalisht. Më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës nga ana e Bashaliut. Ylber Xhahysa u dërgua me shenja jete në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Pasi vrau Xhahysën autori tentoi të arratisej, por u kap nga policia. Në dëshminë e tij pas ngjarjes, L.Bashaliu u shpreh se e vrau pasi viktima e kishte ofenduar dhe e kishte rrahur. Viktima e ditës së djeshme, Albi Bashaliu u vra në afërsi të vendit ku vëllai i tij vrau Ylber Xhahysën në qershor të këtij viti.

Lexo edhe :   Kush është administratori i shkollës që u qëllua me breshëri plumbash

Mes personave të marrë në pyetje nga policia në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit Bashaliu, kanë qenë dhe anëtarë të familjes Xhahysa, me të cilët familja e tij ishte në hasmëri.

Lexo edhe :   Kush është administratori i shkollës që u qëllua me breshëri plumbash

35-vjeçari ka qenë një emër i njohur për policinë. Në 2017, Albi Bashaliu është arrestuar pasi u akuzua për atentat ndaj dy personave, pasi kishte qëlluar me automatik ndaj tyre. Dy personat ndaj të cilëve qëlloi Albi Bashaliu, shpëtuan pa lëndime.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...