E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

“33-vjeçarja i dha armën”, babë e bijë dalin para gjykatës me kokën ulur

Paraditen e sotme kanë dalë para gjykatës Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë për vrasjen e Kudret Saliaj. Babë e bijë kanë dalë para gjykatës me kokën ulur.

Mexhit Picari ekzekutoi më armë zjarri ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, pranë Gjykatës së Tiranës.

Babë e bijë do të njihen sot me masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor, në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53-vjeç, vrau në mes të lokalit bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41-vjeç, pak minuta para seancës së 5-të.

I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...

Hodhi çantën nga dritarja e lokalit sapo pa RENEA-n, pranga 27-vjeçarit

Kontrollet e befasishme të RENEA-s në Fier për kapjen e personave në kërkim, janë finalizuar me arrestimin e një të riu. Në pranga është...