E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

32 vite nga Masakra në Tiananmenit në Kinë, një revoltë pa kujtesë

Të premton ishte përvjetori i masakrës së Tiananmenit në Pekin. Masakra ndodhi më  4 qershor 1989, në kulmin e Luftës së Ftohtë. Shumë studentë dolën në rrugë kundër qeverisë komuniste kineze për të kërkuar të drejtat e tyre për liri dhe demokraci.

Regjimi reagoi me egërsi duke shkaktuar një masakër, për të cilën ende sot nuk ka një numër të saktë të viktimave dhe të plagosurve, edhe pse flitet për disa mijëra. Gjatë viteve të fundit qeveria kineze ka ndërmarrë të gjitha masat për ta lënë në harresë atë ngjarje tragjike, duke imponuar një censurë zyrtare ndaj kujtimit të saj.

Por fotoja e Protestuesit të Panjohur, ajo e një djali të ri që qëndronte përpara tankeve të ushtrisë kineze, mbetet ende një simbol i luftës për të drejtat e lirive civile, duke e anashkaluar kësisoj censurën e vendosur nga qeveria dhe duke mbajtur gjallë kujtimin e tmerrshëm të 4 qershorit 1989.

Një revoltë pa kujtesë

Reforma demokratike dhe ekonomike. Këto ishin të drejtat që qytetarët kinezë i kërkuan qeverisë së Partisë Komuniste Kineze në vitin 1989, e cila kufizonte në veçanti në mënyrë të ashpër dhe shtypëse lirinë e shprehjes dhe të medias.

Protestat për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre, kishin filluar pas vdekjes së Sekretarit

të Partisë Komuniste të Pekinit, Hu Jaobang. Ai ishte detyruar nga qeveria të dorëhiqej nga funksioni që mbante për shkak të qasjes së tij tepër reformatore.

Pas vdekjes së tij, studentët dhe punëtorët kërkuan publikisht që Partia Komuniste të ndiqte linjën e tij të gjithë-përfshirjes dhe liberalizimit. Por qeveria nuk donte të dëgjonte asnjë të tillë, prandaj nisën grevat dhe dhjetëra mijëra të rinj pushtuan sheshin qendror të Pekinit.

Por Partia Komuniste Kineze refuzoi që t’i dëgjonte dhe i dënoi ato demonstrata. Pasoi një grevë urie, dhe sapo u miratua dhe hyri në fuqi ligji ushtarak, qeveria urdhëroi ushtrinë që të“spastronte sheshin”.

Lexo edhe :   Gati 50,000 kafshë të gjalla kanë qenë në shitje në Vuhan para pandemisë

Masakra në Tiananmen

Orët e mbrëmjes midis 3 dhe 4 qershorit të 32 viteve më parë, gati 1 milionë njerëz zbritën në sheshin kryesor në kryeqytetin kinez:Sheshin Tiananmen. Tanket mbërritën aty rreth orës 4.30 të mëngjesit, duke nisur të qëllonin pa dallim mbi turmën.

Në orën 5.40 të mëngjesit, masakra përfundoi, ndërsa në shesh dergjeshin vetëm kufoma dhe njerëz të plagosur. Edhe sot kjo ngjarje konsiderohet si një faqe e errët në historinë e Kinës, e censuruar vazhdimisht nga qeveria e cila preferon të mbajë një aureolë paqartësie për këtë të kaluar të tmerrshme.

Lexo edhe :   Gati 50,000 kafshë të gjalla kanë qenë në shitje në Vuhan para pandemisë

Mbi këtë protestë të madhe në Kinë është vendosur një “damnatio memoriae” në latinisht (dënimi i kujtesës). Nëse do të kërkoni emrin e sheshit që simbolizon revoltën në motorët e kërkimit në internet në Kinë, rezultati i vetëm do të jetë ai toponimik, pa asnjë lidhje me ngjarjen.

Protestuesi i Panjohur

“Njeriu i Tankut” ose “Protestuesi i Panjohur”:Ky është emri i atij imazhi të fiksuar në datën 5 qershor 1989 të një kinezi me shpinë nga turma, që mbante një qese plastike në duar dhe që qëndronte vetëm përpara tankeve të ushtrisë kineze që marshonte drejt protestuesve në shesh.

Ajo foto bëri menjëherë xhiron e botës dhe pati një jehonë të madhe në bashkësinë ndërkombëtare. Personazhi i panjohur në atë foto u klasifikuar nga revista“Times” në vitin 1998 në listën e “Njerëzve më me ndikim në shekullin XX”. Në vitin 2003 ajo foto u përfshi nga revista“Life” tek “100 fotot që ndryshuan botën”.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/storie/strage-tienanmen-rivolta-senza-memoria/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...