E premte, 22 Janar, 2021
12 C
Tirana

30 vjet nga Lëvizja Studentore/Basha krahë Berishës, por pa familjen Hajdari

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të PD-së, zhvilluan mesditën e sotme homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.

Këto homazhe u mbajtën në kujtim të 8 Dhjetorit, Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri. Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.

Homazhet u zhvilluan pa praninë e deputetes Rudina Hajdari, vajzës së Azemit, e cila është ndarë përfundimisht nga PD-ja, duke iu bashkuar një partie të sapokrijuar. Në ceremoni nuk ishin të pranishëm as pjesëtarë të tjerë nga familja Hajdari.

Sot shënohen 30 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar, ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt qendrës së Tiranës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 289 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 14 viktima nga koronavirusi. “Rastet e vdekjes janë nga...

Në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika, arrestohet 52-vjeçari nga Kosova në Morinë

Një 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Shtetasi i identifikuar me inicialet, A.V.,  52 vjeç, banues...

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, 4 të plagosur (Foto)

Një aksidenti automobilistik ka ndodhur mesditëne  sotme në aksin rrugon Elbasan-Peqin, ku dy automjete tip ''Benz'' dhe ''Toyota.'' Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 4...

Shqipëria i dëboi diplomatin, reagon ambasada ruse

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për dëbimin e diplomatit të tyre nga Shqipëria pasi kishte shkelur rregullat anti-covid. Ky institucion shprehet i befasuar nga...

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...