E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

30-vjeçari përplas për vdekje 2 persona, në makinë iu gjet një armë

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Citroen” me drejtues shtetasin 30-vjeçar, Emirjan Doko, me mjetin që drejtohej nga Luan Cenollari.

Ky i fundit së bashku me pasagjerin e identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç, kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së fortë.

Paraprakisht bëhet e ditur se 30-vjeçari është futur në kryqëzim me semafor të kuq, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë. Emirjan Doko ka rezultuar i dehur në momentin kur po drejtonte mjetin, ndërsa nga kontrolli në makinë i është gjetur edhe një armë zjarri.

Tiranë/Informacion paraprak nga policia:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   “U kthye nga Italia, por nuk erdhi në banesë”, i ati denoncon zhdukjen e vajzës

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...

Rama: Do ndaloheni të shkoni në punë, nëse nuk vaksinoheni!

Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët e pa vaksinuar, se nëse nuk marrin dozën e parë, do vijë dita që nuk do mund të marrin...