30-vjeçari me dy identitete përdhunon ish-të dashurën, vihet në pranga

Një 30-vjeçar me dy identitete ka shkuar në banesën e ish-të dashurës së tij dhe e ka përdhunuar.

Pas denoncimit të vajzës së abuzuar, policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçarin.

E reja i është drejtuar Komisariatit për denoncim dhe është shprehur se ish i dashuri, i ka shkuar në banesë dhe pasi e ka rrahur, sipas saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Vajza mësohet se ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.