E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

’30 qershori’/ Ja 3 pyetjet që Kushtetuesja i ka dërguar Komisionit të Venecias

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur pyetjet të cilat ia ka drejtuar Komisionit të Venecias, për të marrë opinionin e këtij institucioni, në lidhje me vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas Kushtetueses, çështja mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit, është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm prej saj.

Por, cilat janë 3 pyetjet të cilat Gjykata Kushtetuese i ka dërguar Komisionit të Venecias?

Pyetja 1. A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?

Pyetja 2.  Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Pyetja nr 3. Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?

Njoftimi i plotë

Gjykata Kushtetuese ka në shqyrtim çështjen e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”.
Në seancën plenare të datës 23.06.2021, Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi parashtrimet e kërkuesit dhe subjekteve të interesuara, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë një opinion amicus curiae nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim.
Gjykata, pasi vlerësoi edhe pyetjet e propozuara nga palët, ka çmuar të nevojshme të parashtrojë pyetjet e mëposhtme për të sqaruar aspektet kryesore të këtij gjykimi:

Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?

Pyetja nr. 2  Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?

Nëpërmjet shkresës nr. 291 prot., datë 09.07.2021, Gjykata Kushtetuese i është drejtuar Komisionit të Venecias me kërkesën për dhënien e një opinoni amicus curiae, një kopje e plotë e së cilës u është vënë në dispozicion edhe palëve në proces, si dhe gjendet në linkun e mëposhtëm në shqip dhe në anglisht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...

Kriza në Ukrainë, NATO rrit praninë e saj

Aleatët e NATO-s po vendosin forcat në gatishmëri, dhe po dërgojnë anije shtesë dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, tha organizata të hënën. Këto...

FSHF i nxori audio-përgjimin, Veliaj: U qëndroj një për një atyre që kam thënë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën...

1100 mësues të infektuar, Ministrja e Arsimit flet për mbylljen e shkollave

Aktualisht në Shqipëri janë 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19, dhe 1600 nxënës. Përpos situatës së rënduar me pandeminë, shtohet edhe frika për gripin...

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...