Politikë

30 qershori, irritohet Astrit Patozi: Zgjedhje si këto mos paçim!

               Publikuar në : 21:48 - 11/07/19 Enno

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi i konsideroi zgjedhjet vendore të 30 qershorit të cunguara dhe, sipas tij u shoqëruan më deformim vote.

I ftuar në “Mbrëmje ABC”, theksoi se ankimimin në KQZ nuk e kishte bërë për shkak të rezultatit, por si detyrim ndaj votuesve për të bërë një lloj transparence.

“Dua të sqaroj diçka, ne ankimimin tonë nuk e kemi bërë për rezultatin tonë. Pas gjithë kësaj situatë dramatike, rezultati i “Bindjes Demokratike” nuk ka shumë vlerë për publikun dhe as për ne. Ne e kemi bërë për një lloj detyrimi ndaj publikut shqiptar, edhe ndaj votuesve tanë për të bërë një lloj transparence, për t’i treguar publikut që këto ishin zgjedhje të këqija, të cunguara që u shoqëruan me deformim të votës, sëmundje e lashtë e politikës tashmë në Shqipëri. Ne duam t’i tregojmë shqiptarëve, publikut që zgjedhje si këto mos paçim, qofshin të fundit, ky ishte qëllimi kryesor”, deklaroi Patozi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT