E diel, 5 Prill, 2020
17 C
Tirana

30 qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Lexo edhe ...

“Na fali buzëqeshje në ditë të vështira”, Basha mesazh ngushëllimi familjes së Gëzim Krujës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Gëzim Kruja. Përmes një postimi në...

Ecuria e koronavirusit/ Pipero tregon si pritet të jetë java e ardhshme

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shprehur se shifrat e shënuara nga koronavirusi këtë javë, ishin pak a shumë ato që ishin parashikuar. Përmes një...

Kosova konfirmon 5 raste të reja me koronavirus

Ditën e sotme në Kosovë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 145 numrin total të rasteve. Sipas IKSHPK-së, rastet...

Në kohën e krizës së Coronës, gjermanët i besojnë Merkelit

CDU dhe CSU kanë shënuar rritje masive në sondazhe, qeverisë po i jepet besimi maksimal. Një shenjë, se në kohë krize demokracia në Gjermani...

Nga Artur Zheji

Votohet më 30 qershor. KQZ, një institucion, që nuk ka të ngjashëm në Perëndim, krejtësisht një sajesë politike, bëri sikur rrëzoi dekretin e Presidentit Meta. Do shkohet pra në votime farsë dhe BD-ja e Astrit Patozit, që ka kritikë veç për Bashën, asgjë që mbahet mend për qeverinë, mund të bëhet ose më saktë mund të shpallet, me vendim kryeministror, partia e dytë në Shqipëri.

Shumëkush e kupton se ç’po ngjet në të vërtetë, disa ndërkombëtarë, të dukshëm dhe të padukshëm, janë aksionerë të mirëfilltë në politikën e qeverisë Rama 2.

Dikur Lenini në Tetor, në kohën e Revolucionit të madh sovjetik të vitit 1917, në ish-Rusinë cariste, shpalli nismën “historike”: Të gjithë pushtetin sovjetëve!

Domethënë, të gjitha pushtetet bolshevikëve, duke shpallur kështu fundin e çdo pluralizmi në ish-Rusinë cariste dhe krijimin e diktaturës së parë të kuqe në botë. Bashkimin Sovjetik, një shtet komunist, me një parti udhëheqëse që u kushtoi rusëve 7-8 milionë njerëz të vrarë, të internuar apo të zhdukur. Ky eksperiment u bë edhe në Shqipëri në vitin 1946, 29 vite pas Revolucionit të Tetorit. Dhe kjo diktaturë mbijetoi deri në vitin 1991, duke prodhuar një mjerim të madh te shqiptarët.

Tani, po shkojmë aty ku ishim. Të gjitha pushtetet Partisë Socialiste!

Le të fshihet pra, nga faqja e dheut, vullneti i 500-600-700-800.000-1.000.000, votuesve të Opozitës së Bashkuar, që do të mbeten jo të përfaqësuar më 30 qershor 2019.

Kjo është një sfidë e shëndetshme, një dhuratë e këtij kryeministri dhe e disa ndërkombëtarëve të dukshëm e të padukshëm në Shqipëri.

Personalisht më pëlqen, sepse është një super situatë. “Thanks Edo”, që e theve monotoninë e politikës shqiptare, sepse edhe miku Kujtim Gjuzi do ta ndërrojë përshtypjen prej “ish-peçi”, që kishte pasur për ty në të ritë e tu. (“Peç”, në gjuhën e sotme të të rinjve, domethënë “qulls” dhe “çun mami”).

“E Kuqja do fitojë!” Edhe Shqipëria le të bëhet edhe njëherë e Kuqe si dikur, se vërtet, estetikisht na kishte marrë kaq shumë malli… Them që ditën e zgjedhjeve më 30, mos harro altoparlantët me këngë partizane dhe me këngë ndërtimtare buçitëse si dikur 29 vite më parë, se na kujton rininë dhe jetën tonë të bukur socialiste që kemi humbur…

Jepi Edo, merrja këngës edhe ti: “Ti Shqipëri s’ke pleqëri, ohej!” apo “Le të buçasë jehona dhe le të tunden malet tona!”… /360 gradë

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Na fali buzëqeshje në ditë të vështira”, Basha mesazh ngushëllimi familjes së Gëzim Krujës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Gëzim Kruja. Përmes një postimi në...

Ecuria e koronavirusit/ Pipero tregon si pritet të jetë java e ardhshme

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shprehur se shifrat e shënuara nga koronavirusi këtë javë, ishin pak a shumë ato që ishin parashikuar. Përmes një...

Kosova konfirmon 5 raste të reja me koronavirus

Ditën e sotme në Kosovë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 145 numrin total të rasteve. Sipas IKSHPK-së, rastet...

Në kohën e krizës së Coronës, gjermanët i besojnë Merkelit

CDU dhe CSU kanë shënuar rritje masive në sondazhe, qeverisë po i jepet besimi maksimal. Një shenjë, se në kohë krize demokracia në Gjermani...

Një 61-vjeçar humb jetën nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një tjetër person i prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetën në Shqipëri. Kështu shkon në 21 numri...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT