Para pak ditësh 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë janë nisur në drejtim të Italisë për t’i dhënë shtetit fqinj një kontribut në këto “ditë lufte” nga koronavirusi.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pyet sot në një video-konferencë me gazetarët lidhur me këtë vendim të qeverisë.
Basha falenderoi në mënyrë të veçantë mjekët që pranuan të ndihmojnë Italinë.
“Patjetër që dua t’i falenderoj të gjithë ata mjekë të cilët kanë pranuar të mbështesin Italinë. I uroj punë të mbarë dhe të kthehen shëndoshë e mirë.
Dua të falenderoj gjithashtu qindra mjekë që punojnë jashtë Shqipërisë dhe dua të kërkoj ndihmë për mjekët që punojnë këtu në mënyrë tepër profesionale. Sot kanë ardhur pajisjet e para mbrojtëse nga Turqia, por është vonë”, deklaroi Basha.