Presidenti Meta ka uruar të gjithë socialistët me rastin e 29-vjetorit të PS.
Në fund të konferencës për mediat, Meta u shpreh se i vlerëson socialistët për gjërat mjaft pozitive që kanë bërë në historinë e demokracisë dhe zhvillimit të saj.
Kreu i shtetit i dërgoi edhe një mesazh të tërthortë kryeministrit Rama, teksa tha se shpreson që kjo ditë të jetë një ditë reflektimi për ata që drejtojnë këtë parti.
“I uroj të gjithë socialistëve për këtë ditë të rëndësishme për ta, i vlerësoj për gjërat mjaft pozitive që kanë bërë në historinë e demokracisë dhe zhvillimit të saj. Shpresoj të jetë një ditë reflektimi për ata që drejtojnë sot, edhe për të gjithë të tjerët. Po u kam nisur një urim dhe shishe verë”, tha Meta.