E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim të shpërblimit.

Në fillim të viteve 1970, hyri në trafikun e drogës. Nga truproja i një bosi, u bë trafikanti nr.1 i të gjitha kohërave. Pablo Eskobar mbahet si përgjegjës për vrasjen e 4.000 personave, përfshirë 200 gjyqtarë, dhe 1.000 policë, gazetarë dhe zyrtarë qeveritarë.

Ndryshe nga trafikantët e tjerë, ishte i pari që përdori avionët dhe madje edhe nëndetëset për futjen e drogës në SHBA. Në kulmin e tij, arriti të trafikonte 15 ton kokainë në ditë, duke fituar afro 500 milionë dollarë.

Për 7 vite rresht u cilësua nga “Forbes” si një ndër njerëzit më të pasur në botë. Vlera e pasurisë së tij arriti në 30 miliard dollarë. Për të shmangur ekstradimin në SHBA, u ofrua t’i paguante shtetit borxhin e jashtëm prej 20 miliardë dollarësh.

U vra pas një përleshje me agjentët e DEA-s amerikane dhe policisë kolumbiane më 2 dhjetor 1993, pak ditë pasi kishte festuar 44-vjetorin.

                               TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...