Një 26-vjeçar nga SHBA, ka dalë i infektuar dy herë me koronavirus. I riu nga Nevada besohet të jetë rasti i parë i riinfektimit me COVID-19, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një ekip nga Departamenti i Mjekësisë në Universitetin e Nevadas, dhe nga Laboratori i Shëndetit Publik në vend, ka raportuar se 26-vjeçar ishte infektuar me dy lloje të ndryshme të virusit.
Pacienti u diagnostikua për herë të parë me koronavirus në muajin prill, pasi kishte shfaqur dhimbje të fytit, kollë, dhimbje koke, vjellje dhe diarre. Gjendja e tij ishte përmirësuar më 27 prill, ndërkaq rezultoi dy herë negativ gjatë asaj kohe.
Ndonëse gjendja e tij ishte e qëndrueshme për rreth një muaj, më 31 maj ai kishte dhimbje koke, ethe, marramendje, kollë dhe diarre.
Pesë ditë më vonë, ai u shtrua në spital ku edhe u vendosë në oksigjen. Pacienti u testua dhe rezultoi përsëri pozitiv me koronavirus.