E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

26 dhjetor 2004: Kur cunami i Oqeanit Indian vrau 300 mijë njerëz në pak minuta

Më 26 dhjetor 2004 fundi i Oqeanit Indian, u drodh nga njëri prej tërmeteve më të fortë të regjistruar në histori. Me një magnitudë 9.1 ballë të shkallës Rihter, ai vlerësohet të ketë pasur energjinë e 23.000 bombave atomike si ajo që u hodh dikur në Hiroshima.

Lëvizja e dhunshme e pllakave tektonike, zhvendosi një sasi të madhe uji, duke krijuar një dallgë të madhe goditëse në çdo drejtim. Duke qenë se nuk kishte një sistem paralajmërimi, vendasit dhe turistët në Indonezi e panë dallgën që të vinte, por nuk dyshuan asgjë mbi atë që i priste.

Në pak minuta dallga rrafshoi rajonin e Banda Aceh, duke i marrë jetën mbi 100 mijë njerëzve. Cunami goditi 14 vende në total, duke udhëtuar mbi 4000 km, deri në brigjet e Afrikës Lindore. Kafshët u treguan më të zgjuara se njerëzit.

Pas tragjedisë, shumë të mbijetuarve iu kujtua se i panë kafshët të lëviznin drejt një terreni më të lartë disa minuta para se të vinte cunami. Katastrofa natyrore shkaktoi zyrtarisht 227.898 viktima, por ekspertë të pavarur thonë se numri real ishte mbi 300 mijë.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...