E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

22 gëzhoja në tarracën e hotelit, zbardhet dinamika e masakrës në Velipojë

Pas katër ditësh hetime, është zbardhur dinamika e masakrës në Velipojë. Grupet hetimore kanë hedhur dritë mbi dinamikën e kësaj ngjarje, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të tjerë u plagosën rëndë. Hetuesit kanë gjetur në tarracën e hotelit “Gocaj” 22 gëzhoja arme, aty ku edhe ndodhi konflikti i armatosur mes dy pronarëve të hoteleve.

Nga skena që grupet hetimore kanë ngritur, mësohet se kanë qenë Ferracakajt që kanë qëlluar të parët me breshëri plumbash drejt vëllezërve Gocaj, në hotelin në pronësi të këtyre të fundit. Ekspertiza e policisë në Shkodër ka ngritur prova të forta se i arrestuari, 54-vjeçari Hasan Ferracaku së bashku me djemtë dhe nipin e tij kanë qëlluar të parët me armë zjarri drejt dy vëllezërve Gocaj si dhe kamerierit 19-vjeçar Musaen Zeneli.

Ferracaku ka hapur zjarr i pari drejt Edmond Gocaj me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë në këto momente në aksion ka hyrë vëllai i këtij të fundit, Xhovani Gocaj i cili dyshohet të ketë qenë disa metra më larg dhe ka qëlluar në drejtim të Kujtim Ferracakut, duke e lënë të vdekur. Ndërsa ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dyli nipin e viktimës. Ndonëse i plagosur në njërën dorë, Ferracaku ka qëlluar edhe në drejtim të Xh. Gocaj dhe kamerierit 19 vjeçar duke i lënë të vdekur.

Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një tragjedi. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut.

Sipas hetimeve, gëzhojat mësohet të kenë dalë nga disa lloje armësh që janë përdorur nga viktimat. Kështu në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja armësh. Më konkretisht, 8 gëzhoja arme zjarri pistolete, 5 gëzhoja armë zjarri automatiku, 5 gëzhoja arme zjarri pistolete dhe 1 fishek armë zjarri pistoletë me kapsollë të pagoditur si dhe 3 predha arme zjarri të dëmtuara pjesërisht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...