Kryesore

21-vjetori i ndarjes nga jeta/ Basha: Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë…

               Publikuar në : 10:48 - 12/09/19 user tir

Si sot, 21 vite më parë, u vra ish-deputeti i Partisë Demokratike Azem Hajdari. Në shenjë nderimi të figurës së Hajdarit, ditën e sotme janë organizuar homazhe te memoriali i tij. I pranishëm ka qenë edhe Kreu i PD-së Lulzim Basha i cili ndër të tjera deklaroi se “amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi”.

“Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie demokratike ku shqiptarët janë Zot të fatit të tyre. Nderojmë sot liderin e lëvizjes studentore. U bëj thirrje për bashkim gjithë shqiptarëve e socialistëve të ndershëm. Ka ardhur koha që rinia shqiptare dhe të gjithë shqiptarët ta mbyllin siparin e tranzicionin dhe të hapin rrugën e lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta”, tha Basha.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT