E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

21-vjeçarja serbe fejohet me 74-vjeçarin: S’më intereson çfarë mendojnë njerëzit

Një çift në Serbi po bën bujë në rrjet, për shkak të moshës së tyre. Milijana Bogdanovic është vetëm 21-vjeçe dhe thotë se kryen marrëdhënie çdo ditë me të fejuarin e saj 74-vjeçar.

Ata jetojnë në një fshat në Serbi. Milojko është një gjysh që në dhjetor bëri në ndërhyrje në zemër, por as kjo nuk e ndaloi çiftin që të planifikonte të ardhmen.

Të dashuruarit që kanë një diferencë prej 53 vitesh, po organizojnë dasmën e tyre, e cila është planifikuar të mbahet më 7 shtator.

Milijana thotë: “Ne kryejmë marrëdhënie thuajse çdo ditë dhe nuk e kuptoj se çfarë ka për t’u habitur këtu. Por, qëkur Mikan bëri një operim në zemër, unë jam më e kujdesshme. Ai madje nuk ka nevojë aspër viagra”.

21-vjeçarja tregon se ka pëlqyer gjithmonë meshkujt e mëdhenj në moshë, ndërsa shton se pamja e Milojkas e tërhoqi atë që në fillim.

“Për vitet që ka, ai duket perfekt. S’më intereson se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë. Unë e kam njohur Mikan gjatë gjithë jetës sime, komshinjtë e mi dhe unë e kemi ndihmuar kur ishte sëmurë. Kështu lindi edhe dashuria jonë”, thotë vajza. Ajo tregon se e vetmja gjë që e mërzit është fakti që prindërit e saj janë zhgënjyer me zgjedhjen e saj, teksa më përpara gjithmonë ka pasur mbështetjen e tyre.

Milojko ka tre fëmijë, të moshave 40, 35 dhe 30 nga martesa e parë si dhe dy nipër të moshave 13 dhe 11. Ai shprehet se marrëdhënia me Milijanan ishte një surprizë për të pasi ai kurrë s’e kishte menduar se do të dashurohej në këtë moshë:

“E kam njohur që kur ishte e vogël, por s’e kisha menduar një gjë të tillë. Teksa rritej, ne kalonim më shumë kohë bashkë, por asgjë më shumë”./ Përshtati TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...