E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“21 ndërtesa private”, Arbër Hajdari: Nga janari presim lejet e ndërtimit

Tërmeti shkatërrues i datës 26 nëntor, solli goditjen fatale për vendin tonë. Nga lëkundjet e forta humbën jetën 51 persona, e me dhjetra të tjerë mbetën në qiell të hapur. Shumë familje janë akoma me plagët e hapura, për familjarët që humbën apo shtëpitë e tyre që u shembën.

Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, deklaroi në A2 Business Week, se deri më tani fondacioni që ai drejton ka dhuruar 14 apartamente për të prekurit nga tërmeti.

Këtyre familjeve u është rikthyer buzëqeshja, por në të njëjtën kohë zbuloi se nga janari do të ndërtohen edhe 21 ndërtesa private. Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, u shpreh nga nga janari i vitit të ardhshëm, në zonën e Vaqarrit do të ndërtohen ndërtesat private, ndërsa tregoi problematikat e hasura.

“Procesi për fondacionin “Fundjavë Ndryshe” ka nisur. Deri tani ne kemi blerë 14 apartamente, të cilat janë dhuruar për familjet që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. Nga janari jemi në pritje të lirimit të hapësirës për sheshin e ndërtimit të qendrës së re, që do të ndërtohet nga “Fundjavë Ndryshe”. Në këtë kampus, në zonën e Vaqarrit, ne do të ndërtojmë 21 ndërtesa private”, u shpreh Hajdari.

Arbri sqaroi më tej se zona ku është caktuar që të ndërtohen këto ndërtesa është Vaqarri, ndërsa është në pritje të nisjes së punës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme.

“Jam jashtë institucioneve shtetërore. Jam shërbëtori i mirë i punës që bëj. Zona na është caktuar të jetë Vaqarri, ndërsa për mua njerëzit janë njësoj në çdo zonë. Në dijeninë time kanë qenë duke u bërë procedurat e nevojshme për shpronësimin, dhe lejet e ndërtimit që duhen për të nisur punën”.

Lexo edhe :   Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, raportohet për 2 viktima

Një reagim pasoi edhe nga nënkreytari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, sipas të cilit procedura e lejeve është normale, dhe se tashmë është mbyllur gjithçka.

“Që ne të ndërtonim shtëpi në Vaqarr, duhet të dinim ekzaktësisht sa shtëpi do të ndërtonim. Që ta dinim këtë, duhet të bënim vlerësimin e shtëpive të dëmtuara, që mori kohë dhe më pas duhet të bëhej vlerësimi. Nëse një person ishte apo jo përfitues i një banese të re.

Lexo edhe :   Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, raportohet për 2 viktima

Ka shumë banorë që u është prishur shtëpia, por nëse ky person ka më shumë se një banesë, në bazë të ligjit, nuk përfiton shtëpi. Sot, toka është gati”, tha Mazniku.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...