E diel, 24 Janar, 2021
14 C
Tirana

200 vrasje në 20 vjet/Kush është Giovanni Brusca, vrasësi më i tmerrshëm i mafias siçiliane (video)

Ai njihej si “Kasapi”, “Ekzekutuesi”, dhe madje edhe “Derri”, si për formën e trupit, ashtu edhe për oreksin e tij për të ngrënë, përfshirë edhe etjen e tij për gjak. Për gati 20 vjet, duke nisur nga fundi i viteve 1970, Brusca dyshohet se ka vrarë 100-200 njerëz. Vrasja ishte biznesi i tij. “Në zemrën e tij, një mafioz nuk është një person gjakatar apo terrorist. Rregulli është se ai vret në emër të organizatës”- do të shprehej Brusca në gjyq. Lindi në një fshat të Siçilisë në vitin 1957, në një familje mafiozësh.

Stërgjyshi, gjyshi dhe babai i tij, kishin qenë që të gjithë pjesë e mafies, ndërsa i ati ishte ende bosi i zonës në vendlindjen e tij. Që në fëmijëri ai ndihmonte të atin në arratitë e tij të shpeshta, për t’i shpëtuar kapjes nga policia. Vrasjen e pare, e kreu kur ishte vetëm 18 vjeç, për të mos u ndalur më. Shumë shpejt, u bë killeri i preferuar në shërbimin e Salvatore Riina, “bosit të bosëve” të Cosa Nostra. Në shumicën e vrasjeve, ai kujdesej për zhdukjen e kufomave, të cilat i shkrinte në acid.

Brusca, ka qenë protagonist në vrasjen e disa zyrtarëve të lartë italianë, mes të cilëve prokurorin e antimafias Giovanni Falcone. Arrestimi dhe pendimi i mafiozit Mario Santo Di Matteo, çoi në arrestimin e Toto Rinës në janarin e vitit 1993, dhe të Giovanni Bruca në majin e 1996-ës. Di Matteo e pagoi shumë shtrenjtë tradhëtinë. Djali i tij 11-vjeçar u rrëmbye nga Brusca, u mbajt peng për 3 vjet, dhe në fund u vra, ndërsa trupi i tij u shkri në acid. Ishte vrasja e fundit, e një përbindëshi me fytyrë njeriu.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si rekrutoheshin pilotët kamikaze në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore

Fjalën “kamikaze”, e dëgjojmë shpesh sot sa herë kur ndodh një sulm terrorist vetëvrasës. Kjo mënyrë luftimi u shpik nga japonezët gjatë Luftës së...

Arrestohet gruaja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny

Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni, u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve në mbarë vendin. Yulia Navalnaya konfirmoi...

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, e kërkon trajneri serb

Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë,...

Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta

Nga: Alfred Peza Lulzim Basha ka disa ditë që po rreket të bëjë fushatë elektorale, përmes një qasje “të re”, ku Edi Rama e ka...

Hendeku global mes të pasurve dhe varfërve po ngushtohet

Nga: Ferdinando Giugliano “Bloomberg Opinion” Pabarazia e të ardhurave, është ndër një temat më të debatuara ekonomike të kohërave tona. Por është njëkohësisht një nga...